KQZ-ja nesër certifikon rezultatet e zgjedhjeve

07 korrik 2026 | 16:23

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nesër (e mërkurë) do të mbajë mbledhjen e radhës ku pritet të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit.

Lajmin e ka bërë me dije për “Epokën e re”, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Ju njoftoj se të mërkurën (8 korrik 2026, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor. Mbledhja është caktuar pas vendosjes nga Gjykata Supreme për ankesat e paraqitura në këtë institucion”, ka njoftuar Elezi.

Gjykata Supreme refuzon ankesat kundër vendimeve të PZAP-it

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur për pesë ankesat administrative…