Për herë të parë në Deçan organizohet “MjaltFest 2026”, Hulaj fton qytetarët të marrin pjesë
Sutki Hulaj ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në edicionin e parë të Festivalit të Mjaltit dhe Trashëgimisë Kulturore “MjaltFest 2026”, i cili do të mbahet më 9 korrik 2026, duke filluar nga ora 12:00, në qendër të qytetit të Deçanit.
Sipas Hulajt, festivali synon promovimin e bletarisë, produkteve vendore, traditës dhe trashëgimisë kulturore.
“Kam kënaqësinë t’ju ftoj në Festivalin e Mjaltit dhe Trashëgimisë Kulturore, një ngjarje që promovon bletarinë, produktet vendore, traditën dhe kulturën tonë”, ka shkruar ai.
Festivali organizohet nga Komuna e Deçanit, në bashkëpunim me OJQ “Bjordi” dhe shoqatat e bletarëve, me synim mbështetjen e prodhuesve vendorë dhe promovimin e vlerave kulturore.
Hulaj ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen këtij organizimi për të shijuar mjaltin, produktet vendore dhe atmosferën festive që do të ofrojë “MjaltFest 2026”.



