Bujar Osmani: Delegacioni në Samitin e NATO-s vetëm me maqedonas, hera e parë që kur u bëmë pjesë e Aleancës

08 korrik 2026 | 11:00

Ish-kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka reaguar lidhur me pjesëmarrjen e Shkupit zyrtar në Samitin e NATO-s që po mbahet në Ankara.

Osmani ka thënë se, për herë të parë që kur Maqedonia e Veriut është bërë pjesë e NATO-s, delegacioni i saj zyrtar që po merr pjesë në Ankara është i përbërë vetëm nga zyrtarë maqedonas.

Sipas tij, kjo përbën edhe shkelje të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe duhet të ndalet.

“Për herë të parë që kur Maqedonia e Veriut iu bashkua NATO-s, delegacioni i saj zyrtar në një Samit të NATO-s është monoetnik. Një zbatim me shpejtësi të plotë i sloganit nacionalist të partisë qeverisëse: ‘Maqedonia, përsëri e jotja’. Çmontimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit po përshpejtohet. Kjo duhet të ndalet”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë ndaluar 128 palë këpucë…