Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë
08 korrik 2026
| 12:07
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher.
Përmes një postimi në “Facebook”, Haxhiu ka bërë me dije se e ka falënderuar ambasadorin Sprecher për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij dhe për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.
“Kosova dhe Zvicra kanë lidhje të thella, të ndërtuara edhe nga breza të bashkatdhetarëve tanë që Zvicrën e kanë bërë shtëpinë e tyre të dytë. Ambasadorit Sprecher i urova suksese në angazhimet e ardhshme, me mirënjohje për kontributin dhe miqësinë e tij ndaj Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.



