SOT ËSHTË 8 KORRIKU, ËSHTË DATA HISTORIKE KUR HEROI I KUVENDIT TË KOSOVËS, DEPUTETI I POPULLIT RAMIZ CERNICA, KA MBAJTUR FJALIMIN E NJOHUR KUNDËR ANEKSINIT TÊ KOSOVES NGA SERBIA PUSHTUESE
Sot është 8 Korriku, data historike kur në vitin 1945 në Prizren, Heroi i Kuvendit të Kosovës, Deputeti i Popullit Ramiz Cernica, mbajti fjalimin e Tij të pavdekshëm kundër aneksimit të Kosovës nga Serbia pushtuese!
Në atë ditë vendimtare të 8 Korrikut 1945, në Kuvendin e mbajtur në Prizren, kur shumica heshtte nga frika ose i ishte nënshtruar diktatit politik shovinist serbomadh, Deputeti i Popullit Ramiz Cernica u ngrit si Anteu i kombit shqiptar dhe, me guxim të rrallë, i doli zot Kosovës përballë pushtetit të pushtuesve të vjeter vrasës çetnik, që ishin bërë të rinj të mbështjellur me petkun e nacionalçlirimtares!
Ai e ngriti zërin në mbrojtje të së drejtës së popullit shqiptar për të vendosur vetë për fatin e tij dhe deklaroi pa asnjë hezitim se Kosova nuk duhet t’i bashkohej Serbisë, por Shqipërisë!
Ai nuk mbrojti interesin e vet, nuk ishte deputet me kalkulator në xhep, por mbrojti interesin, nderin, dinjitetin dhe të ardhmen e një kombi të tërë!
Ai e dinte se fjala e Tij do t’i kushtonte me vrasje, përndjekje, burg, vuajtje dhe sakrifica, por për Ramiz Cernicën liria dhe e vërteta ishin më të shtrenjta se jeta!
Sot do të duhej që Kuvendi i Republikës së Kosovës, institucionet shtetërore dhe mbarë kombi shqiptar ta nderonin me respektin më të lartë këtë Tribun Titan të madh të kombit, birin më besnik që pati Kosova në ato çaste vendimtare e dramatike historike!
Emri i Tij duhet të përmendet me krenari, sepse ai mbrojti në Kuvend atë që e gjithë populli e kishte dhe vazhdon ta ketë në zemër, Bashkimin me Shqioërinë!
Ramiz Cernica nuk ishte vetëm Deputet!
Ai ishte ndërgjegjja e Kosovës!
Ai ishte zëri i popullit shqiptar!
Ai ishte simboli i qëndresës politike, i dinjitetit kombëtar dhe i besnikërisë së palëkundur ndaj interesave madhire të Atdheut!
Historia e Kosovës nuk mund të shkruhet pa emrin e Tij!
Fjalimi i 8 Korrikut 1945 mbetet një nga aktet më të mëdha të guximit politik në historinë moderne shqiptare, një testament i përjetshëm se mbi të gjitha qëndrojnë liria, e drejta dhe dashuria për popullin, Atdheun dhe Kombin!
Nderim i përjetshëm burrit që, në ditën më të vështirë për fatin e Kosovës, u ngrit si Anteu dhe i doli zot Kombit të vet para historisë!
Lavdi e përjetshme Heroit të Kuvendit të Kosovës, Tribunit të Kombit, Deputetit të Popullit Shqiptar Ramiz Cernica!
Prishtinë, 8 Korrik 2026!




