Rutte: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

08 korrik 2026 | 16:05

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka konfirmuar se samiti i ardhshëm i Aleancës do të zhvillohet në Shqipëri.

Në deklaratën e tij pas përfundimit të samitit, Rutte ka thënë se vendimi për organizimin e samitit në Shqipëri është marrë në Samitin e Hagës, ndërsa ka shtuar se ende nuk është përcaktuar data e mbajtjes së tij.

“Samiti tjetër do të mbahet në Shqipëri. Ky ishte vendimi i Hagës. Samiti do të mbahet në Shqipëri, por tani duhet të vendosim për kohën se kur do të zhvillohet”, ka thënë Rutte.

Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. “Si thanë? Nuk do të bëhet samiti në Shqipëri. Kështu thanë? Epo ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët në Shqipëri. Tani Shqipëria bën atë që thotë dhe thotë atë që bën. Kështu që samiti i ardhshëm do të bëhet në Tiranë”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është kthyer në Kosovë pas…