Azemi i LV-së në protestë, Balla: Është mik i Mujecit, janë kundër Edi Ramës se i arrestuam me 11 mijë doza drogë

09 korrik 2026 | 11:38

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, ka komentuar pjesëmarrjen e zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, ish-deputetit Egzon Azemi në protestën kundër qeverisë në Tiranë.

Balla ka publikuar një video në “Facebook”, duke thënë se Azemi është edhe mik i Besnik Mujecit, aktivstit të LVV-së i cili në verën e vitit 2023 ishte arrestuar në Tiranë për shitje droge.

“Transparenca e Protestës🦩identifikojmë sorrat🐦‍⬛ Kur unë flas për sorra inkubatorësh të urrejtjes nga Prishtina dhe Tetova, të cilët maskohen si shqiponja diaspore e kam fjalen për tipa si këta në video që sigurisht nuk kanë si të jenë pro qeverisë së Tiranës. Normal janë kundër Edi Ramës. Edhe kundër meje, pse jo. Sepse i kemi arrestuar me 11 mijë doza drogë”, shkroi Balla në postim.

Azemi para disa ditësh publikoi një video në “Facebook” nga protesta në Tiranë.

:Sheshit të Shqipërisë së Re nuk i shihej as fillimi, as fundi. ❤️ Nuk mund të mos i bashkohesha një thirrjeje kaq të sinqertë e energjike, që prej 35 ditësh me radhë po ushton kaq pastër e kaq fort! Shqipëria është atdheu i secilit shqiptar dhe kur tentohet të falet e të shitet, nuk do të heshtim kurrë”, kishte shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale…