Libra falas për diasporën, Rama: Shqipja drejt tryezës së gjuhëve të BE-së

09 korrik 2026 | 11:57

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të me dije se ka nisur shpërndarja e teksteve falas për diasporën.

Ai ka thënë se me krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës do të standardizohet mësimin dhe do të ulë gjuhën shqipe në tryezën e gjuhëve të Bashkimit Evropian.

“Ka nisur shpërndarja e teksteve falas në 15 shtete të diasporës për të mbështetur mësimin e gjuhës dhe kulturës shqipe të fëmijëve shqiptarë në Greqi, Itali, deri në SHBA e Kanada, ku këtë vit përveç niveleve I dhe II, nis edhe shpërndarja e nivelit të tretë të teksteve, duke ofruar një paketë të plotë për nxënësit, ndërsa puna për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës do të standardizojë mësimin dhe do të ulë gjuhën shqipe në tryezën e gjuhëve të Bashkimit Evropian, në vendin që i takon ndër shekuj”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, në kuadër të angazhimeve për…