Federata Sindikale e RTK-së i dërgon letër Kurtit dhe Haxhiut për ndërhyrje urgjente për pagat e punëtorëve
09 korrik 2026
| 13:09
Federata Sindikale e RTK-së i ka kërkuar ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ndërhyrje urgjente për ekzekutimin e pagave të punëtorëve.
Sindikata ka theksuar se vonesa e pagave përbën “cenim të drejtpërdrejtë” të të drejtave të punëtorëve dhe rikujtoi se protesta për të njëjtën çështje u mbajt edhe një muaj më parë.
Ata kanë paralajmëruar përshkallëzim të veprimeve sindikale dhe procedura ligjore nëse situata nuk zgjidhet menjëherë.



