Rrezarta Krasniqi: Kam nënshkruar kërkesën për shkarkimin e Lumir Abdixhikut
Ish-deputetja dhe nënkryetarja e Degës së LDK-së në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi, ka bërë me dije se ka nënshkruar kërkesën për shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.
Këtë ajo e ka konfirmuar për “Blic”, derisa është në mesin 150 e më shumë delegatëve që kanë nënshkruar për shkarkimin e tij.
“Po kam nënshkruar për shkarkimin e Lumir Abdixhikut”, ka thënë Krasniqi.
Nga kjo degë nga 16 anëtarë kanë nënshkruar më shumë se 5 të tillë, për shkarkimin e Abdixhikut.
Nënshkrimet janë duke u mbledhur në çdo degë të partisë, teksa delegatët kanë kërkuar mbajtjen e kuvendit të jashtëzakonshëm.
Kërkesa për shkarkimin e e Abdixhikut vjen pas rezultatit zgjedhor të 7 qershorit, teksa tri degë kanë dalë publikisht me kërkesa për dorëheqjen e tij.
Kujtojmë që LDK sot do të mbajë mbledhjen e Kryesisë nga ora 15:00.



