Hamza ka vërejtje për ftesën e Kurtit, shprehet i gatshëm për takim nesër në objektin Kuvendit

09 korrik 2026 | 17:10

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë me dije pas mbledhjes së Kryesisë së partisë se i ka kthyer përgjigje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për një takim të nesërm në ora 09:00 në objektin e Kuvendit të Kosovës.

“Ja ktheva shkresën që PDK-ja është e gatshme të takohet nesër me Kurtin në ora 09:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Hamza.

Ai ka theksuar se, për shkak të situatës politike në vend, takimet duhet të zhvillohen me seriozitet dhe përgjegjësi institucionale.

Hamza ka thënë se ftesat për takime të tilla duhet të bëhen në mënyrë zyrtare dhe nga përfaqësuesit institucionalë, ndërsa diskutimet duhet të përqendrohen në prioritetet, vizionin qeverisës, programin dhe adresimin e sfidave të Kosovës.

“Nuk jam kundër që të ketë takime, mirëpo para se të flasim për pozitat, është tepër e rëndësishme prioritetet, vizioni për qeverisjen, programi dhe adresimi i sfidave të cilat i ka Kosova. Nëse nuk ka dakordim për këto, nuk është qëllimi i PDK-së t’i ketë një numër të caktuar të ministrive, ta ketë një kryetar të Kuvendit apo presidentin”, ka deklaruar Hamza.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë nuk fitove vetëm një ndeshje. Fitove zemrat e miliona…