Kosova ekstradon në Suedi një person të kërkuar për trafikim me narkotikë

09 korrik 2026 | 17:19

Policia e Kosovës ka realizuar ekstradimin në Suedi të një personi të kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar nga autoritetet suedeze.

Sipas njoftimit të Policisë, bëhet fjalë për shtetasin e Kosovës dhe Suedisë me inicialet E.K., i cili ishte arrestuar në Kosovë pas një urdhër-arresti të lëshuar nga INTERPOL-i, me kërkesë të institucioneve të drejtësisë së Suedisë.

E.K. kërkohej nga autoritetet suedeze nën dyshimin për veprën penale “Trafikim me narkotikë”.

Policia ka njoftuar se ekstradimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

Sipas njoftimit, procedura është zhvilluar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe autoriteteve të Mbretërisë së Suedisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shukri Buja, ka…