Takimet me Kurtin nesër: Hamza në ora 9:00, Abdixhiku në ora 18:00
09 korrik 2026
| 22:50
LDK ka konfirmuar se takimi do të zhvillohet në ambientet e Kuvendit, raporton Klankosova.tv, transmeton Periskopi.
Kreu i LDK-së, pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së partisë, tha se në takim do të shkojë vetë i dyti.
Edhe kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka konfirmuar se të premten do të zhvillojë takim me Kurtin në orën 09:00.
Ky takim vjen pasi Kurti u dërgoi ftesa partive politike për takime pas certifikimit të rezultatit zgjedhor të 7 qershorit.



