Canaj për letrën e Kurtit dërguar partive: Më ka çu nana me la gojën!
09 korrik 2026
| 23:13
Analisti Blerim Canaj në emisionin “Click” në RTV21, duke komentuar ftesat që lideri i LVV-së, Albin Kurti, u ka bërë liderëve të partive tjera për konsultim për formim të institucioneve, u shpreh skeptik në seriozitetin e kësaj çështjeje.
“Është thellu edhe pak loja, sepse tash ka fillu loja kush e merr fajin që vendin e dërgon në zgjedhje. Nëse nga zoti Kurti ne nuk dëgjojmë se lëshon pe për postin e presidentit, atëherë vështirë se do të mund të ndodh diçka. Në anën tjetër, te LDK-ja shkoi ftesa, por ne nuk e dimë se sa deputetë ka LDK-ja, nuk e dimë se sa deputetë e bëjnë kuorumin për presidentin, duke i pasur parasysh rrethanat në të cilat gjendet LDK-ja… këto ditë po ballafaqohemi me lojën e ping-pongut, unë ty, ti mu…”, tha ai.



