Hamza pas takimit me Kurtin: PDK-ja do të jetë në opozitë, LV-së i dëshirojmë suksese me partitë e tjera
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka përfunduar takimin me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, AlbinKurti.
Hamza ka thënë se PDK-ja këtë mandat do të jetë në opozitë dhe ka thënë se i dëshiron suksese Kurtit me partitë e tjera.
“E dini qëndrimin tim që ka qenë publik. PDK ka garuar për program e prioritet që kanë të bëjnë me ekonomi e pensione, projekte në energji. Ky ka qenë projekti jonë, që me bo punë si me përmirësu vendin e jetën. Pastaj kanë me u zbatu këto prioritete, kemi thënë se s’kemi vija të kuqe dhe se jemi të hapur për marrëveshje gjithpërfshirëse politike, duke i përfshirë të gjitha institucionet. Bazuar në bisedat korrekte, qëndrimi i joën është që PDK për këtë mandat është parti në opozitë dhe ne i dëshirojmë sukses z. Kurti dhe të gjithë atyre që takohen e bisedojnë”, ka thënë Hamza.



