Kurti dështon të merret vesh me Hamzën: S’kemi ndonjë rezultat konkret

10 korrik 2026 | 10:52

Kryetari i Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti është prononcuar para medieve pas përfundimit të takimit me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.

Ai ka thënë se në këtë takim nuk u arrit diçka konkrete.

“Me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën u takuam së pari në këtë raund të këtyre takimeve. Unë e falënderoj kryetarin Hamza, për këtë takim, i cili ishte takim i parë dhe konstruktiv, i cili kaloi në atmosferë të vullnetit të interesimit për t’i dhënë institucioneve të reja Kosovës në përputhje me vullnetin e popullit. Aktualisht nuk mund të themi se kemi një rezultat konkret, ndonjë të arritur që ta ndajë me popullin”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka përfunduar takimin me liderin…