Haxhiu dekoron me medalje presidenciale ushtarake kolonelin amerikan A. J. Berg

10 korrik 2026 | 16:23

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar me medaljen presidenciale ushtarake, kolonelin A. J. Berg.

Kjo është bërë në shenjë vlerësimi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në forcimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Pata kënaqësinë ta dekoroj me Medaljen Presidenciale Ushtarake kolonelin A. J. Berg, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në forcimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në përfundim të mandatit të tij si atashe i Mbrojtjes i ShBA-së në Kosovë, e falënderova për angazhimin e tij të palëkundur në mbështetjen e zhvillimit dhe modernizimit të FSK-së, avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe thellimin e marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve tona”, ka njoftuar Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uk Lushi,…