Devijim i linjave 3 dhe 4 për shkak të punimeve te rrethi i flamurit

11 korrik 2026 | 10:08

Trafiku Urban njofton se do të ketë devijim të linjave 3 dhe 4 për shkak të punimeve te rrethi i flamurit

Sipas njoftimit, për shkak të punimeve dhe bllokimit të rrugës “Fehmi Lladrovci”, në segmentin nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit, do të ketë devijim të përkohshëm të itinerarit për linjat 3 dhe 4.

Ndryshimet do të bëhen vetëm në drejtimin e ardhjes, në segmentet rrugore si në vijim:

Linja nr. 3: Bardhosh – Rrethi i Matit

Eqrem Çabej → Afrim Zhitia → Xhevë Lladrovci → Astrit dhe Arbnor Dehari → Rrethi i Matit

Linja nr. 4: Parku i Gërmisë – Matiqan

Eqrem Çabej → Afrim Zhitia → Xheladin Rekaliu → Matiqan

“Në drejtimin Matiqan – Parku i Gërmisë (Linja nr. 4) dhe Rrethi i Matit – Bardhosh (Linja nr. 3), qarkullimi do të zhvillohet sipas itinerarit të rregullt” njofton Trafiku Urban.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të koncertit të Kanye West që do të…