Imazhet satelitore, Irani dyshohet se ka nisur rindërtimin e objekteve bërthamore

11 korrik 2026 | 13:25

Imazhe satelitore ekskluzive, të siguruara dhe analizuara nga CNN në bashkëpunim me Institutin për Shkencë dhe Siguri Ndërkombëtare (Institute for Science and International Security), tregojnë shenja se Irani mund të ketë nisur rindërtimin e objekteve të tij bërthamore.

Sipas analizës, aktivitetet e vërejtura në terren ngrenë pikëpyetje nëse Teherani ka shkelur memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar me Shtetet e Bashkuara në fund të muajit qershor.

Dyshimet shtohen pasi këto zhvillime mund të kenë ndodhur edhe përpara se presidenti amerikan Donald Trump të sinjalizonte fundin e marrëveshjes, duke urdhëruar sulme të reja ndaj Iranit.

Raporti i CNN bazohet në analizën e imazheve satelitore dhe vlerësimin e ekspertëve të sigurisë ndërkombëtare, të cilët po monitorojnë nga afër zhvillimet në objektet bërthamore iraniane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se…