Aksident i rëndë në Prishtinë, një grua goditet nga vetura

12 korrik 2026 | 18:32

Një grua është goditur nga një veturë, në vendkalimin për këmbësorë te semaforët në qendër të Prishtinës, në zonën e njohur si “te Posta”.

Pas aksidentit, e lënduara është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar se pacientja është pranuar në trajtim dhe se gjendja e saj aktualisht është stabile.

“Jemi duke i kryer ekzaminimet e nevojshme. Aktualisht gjendja është stabile”, ka deklaruar Syla.

Rrethanat e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje lidhur me rastin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mes temperaturave të larta që kanë përfshirë Shqipërinë, Shërbimi Zjarrfikës…