Presidenti i FFK-së takon yllin e Bayern Munichut, Arijon Ibrahimoviqin
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka zhvilluar një takim me futbollistin kosovar të FC Bayern Munich, Arijon Ibrahimoviq, gjatë një dreke në Prizren.
Ademi e ka vlerësuar lart talentin e Ibrahimoviqit. “Përveçse një super futbollist me të ardhme të ndritur, Arijoni është edhe një djalë i edukuar, modest dhe krenar për rrënjët e tij, vlera këto që e bëjnë edhe më të veçantë” ka shkruar Ademi në Facebook.
Postimi i Ademit:
Në Prizrenin e bukur, sot pata kënaqësinë të drekoj së bashku me një nga talentet më të mëdhenj kosovar të futbollit evropian, yllin e Bayern Munich, Arijon Ibrahimoviq.
Përveçse një super futbollist me të ardhme të ndritur, Arijoni është edhe një djalë i edukuar, modest dhe krenar për rrënjët e tij, vlera këto që e bëjnë edhe më të veçantë.
I uroj nga zemra shumë suksese në karrierë dhe jam i bindur se e ardhmja i rezervon atij arritje të mëdha.
Një falënderim i veçantë edhe për familjen e tij, e cila i ka kultivuar dashurinë për atdheun dhe vlerat e Kosovës.
#MeFutbollitPërKosovën 🇽🇰



