Djelmoshat e Fatmir Muhaxherit shkëlqejnë në përballjen me Gjeorgjinë
14 korrik 2026
| 01:17
Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll ka shkëlqyer të hënën në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë. Në kuadër të xhiros së dytë të Men’s 20 EHF Championship I, djemtë tanë fituan bindshëm ndaj Gjeorgjisë me rezultat 29:21.
Kombëtarja jonë ka dominuar nga fillimi, ndërsa në pjesën e dytë ka mbajtur vazhdimisht epërsi bindëse.
Sulmi ishte shumë efikas, ndërsa mbrojtja stabile. Kryetrajneri Fatmir Muhaxheri ua ka dhënë rastin të gjithë lojtarëve, që shfrytëzuan maksimalisht mundësinë e ofruar.
Olsi Mulaj dhe Drijon Istrefi ishin më efikasët me nga shtatë gola. Pesë i realizoi Suad Pajaziti e katër Amar Muqolli. Plot 11 pritje i kishte Olt Kabashi.



