OBO Estate organizon Debat Publik

14 korrik 2026 | 14:40

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, “OBO Estate ” sh.p.k., Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe komunën organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Kompaninë “OBO Estate ” sh.p.k , Prishtinë, me nr.prot. 26/3023/495/DMM, për Pëlqim Mjedisor për Parkun Solar me kapacitet 5.40MW , në Lubishtë, Komuna e Vitisë
Njoftohet publiku i interesuar se më datën 03.09.2026 në ora 13:00 në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Dëshmorët e Lubishtës”, në Lubishtë, Komuna e Vitisë, do të organizohet debat publik nga “OBO Estate ” sh.p.k , Prishtinë në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komunën.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën online:
https://us05web.zoom.us/j/7012651943?pwd=JsyiMPR68pjZDwwrm2Z53eU1x9TEbu.1
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për “OBO Estate” sh.p.k , Prishtinë, për Pëlqim Mjedisor për Parkun Solar me kapacitet 5.40MW, në Lubishtë, Komuna e Vitisë.
https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2
Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin
[email protected]
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e…