RIJAD SHAQIRI I DREJTOHET STOILKOVIQIT, “TI JE IDIOT NË KATROR”
14 korrik 2026
| 16:08
Seanca parlamentare është tensionuar pas një përplasjeje të fortë verbale mes deputetit Rijad Shaqiri dhe ministrit Ivan Stoilkoviq. Nga foltorja e Kuvendit, Shaqiri iu drejtua Stoilkoviqit me fjalët: “Ti je idiot në katror.” Deklarata shkaktoi reagime të menjëhershme në sallë dhe e ngriti edhe më shumë tensionin mes pozitës dhe opozitës.
Përplasja vjen në një kohë kur Stoilkoviq po përballet me kritika të forta për gjuhën dhe sjelljen e tij ndaj deputetëve, përfshirë edhe përfaqësues shqiptarë.



