Myzejene Selmani: Deklaratat e ministres serbe janë alarm për BE-në dhe partnerët ndërkombëtarë

14 korrik 2026 | 18:26

Myzejene Selmani, anëtare e Kryesisë së AKR-së, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe Paunoviq, duke thënë se ajo nuk mund të konsiderohet një gabim i izoluar apo një qëndrim personal.

“Deklarata e ministres Paunoviq nuk mund të shihet si një gabim i izoluar apo një qëndrim personal. Ajo pasqyron një frymë që vazhdon të ekzistojë në një pjesë të politikës zyrtare të Serbisë, ku ende nuk është bërë një shkëputje e vërtetë nga e kaluara e viteve ’90.

Këto deklarata vënë në pikëpyetje edhe politikën e Bashkimit Evropian ndaj Serbisë. Nuk mjafton afrimi politik nëse mungon distancimi i qartë nga retorika që ka sjellë luftë, urrejtje dhe krime. Integrimi evropian duhet të bazohet në vlera demokratike, respekt për viktimat dhe përgjegjësi për të kaluarën.

Pres që partnerët ndërkombëtarë, në veçanti SHBA-ja, ta marrin seriozisht këtë retorikë dhe të reagojnë ndaj saj. Heshtja ndaj deklaratave të tilla vetëm sa inkurajon përsëritjen e tyre.

Kosova ka paguar një çmim të lartë për lirinë e saj. Prandaj, glorifikimi apo relativizimi i politikave që sollën tragjedi në rajon nuk duhet të ketë vend në Evropën e sotme”, ka shkruar Selmani në reagimin e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar fotografi nga Qendra…