Zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit vizitojnë Devolli Group

16 korrik 2026 | 14:13

Devolli Group pati kënaqësinë të mirëpresë në një vizitë zyrtare z. Andrew Caruso, përfaqësues i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit, i cili u prit nga znj. Jona Devolli, Presidente e Devolli Group.

Gjatë vizitës, z. Caruso u njoh nga afër me kapacitetet prodhuese të kompanisë, investimet teknologjike dhe standardet e avancuara të prodhimit në Birrën Peja, si dhe me kontributin e Devolli Group në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Në takim u diskutua gjithashtu situata aktuale në industrinë e përpunimit të qumështit në Kosovë.

Përfaqësuesit e Devolli Group prezantuan sfidat me të cilat po përballen prodhuesit vendorë, duke theksuar ndikimin që importet me çmime dumping kanë në konkurrueshmërinë e industrisë vendore dhe te fermerët e qumështit në Kosovë.

Në përfundim të vizitës, të dyja palët riafirmuan rëndësinë e vazhdimit të dialogut, bashkëpunimit dhe mbështetjes për zhvillimin ekonomik, investimet dhe forcimin e sektorit prodhues në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Popullsia e Bashkimit Evropian ka arritur kulmin dhe në dekadat…