Shqipëria bëhet gati për euron si paranë kombëtare

16 korrik 2026 | 15:13

Shqipëria ka nisur zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e monedhës euro.

A2Cnn raporton se projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i publikuar për konsultim, përfshin për herë të parë një kapitull të veçantë që përcakton mënyrën se si do të funksionojë banka qendrore shqiptare pas hyrjes së vendit në Eurozonë.

Projektligji parashikon se, nga dita e prezantimit të euros si monedhë e Republikës së Shqipërisë, euro do të bëhet njësia monetare e vendit, ndërsa Banka e Shqipërisë do të jetë përgjegjëse për hedhjen në qarkullim dhe tërheqjen e kartëmonedhave dhe monedhave euro, në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian dhe të Bankës Qendrore Evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhomat e Specializuara në Hagë kanë bërë me dije se…