Hysni Gucati nderohet me mirënjohje nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së në Drenas
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka bërë të ditur se është nderuar me një mirënjohje nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së gjatë një aktiviteti të mbajtur në Drenas.
Mirënjohje në këtë ceremoni iu nda edhe Driton Gashit.
Përmes një postimi, Gucati falënderoi Organizatën e Veteranëve, të udhëhequr nga Enver Hajdari, Shoqatën e Invalidëve, me kryetar Fatmir Kiçina, si dhe Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve, në krye me Zeqiri Elshanin, për vlerësimin dhe mikpritjen.
Ai theksoi se ky vlerësim nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së përbën një nder të madh dhe një obligim për të vazhduar punën me përkushtim.
“Ky vlerësim nga ata që dhanë gjithçka për lirinë tonë është një nder i jashtëzakonshëm dhe obligim për të vazhduar punën me përkushtim. Ju faleminderit nga zemra për respektin e treguar!”, ka shkruar Gucati



