Shqiptar Gubetini mirëpret në odën e familjes Lushtakun, Limajn, Remin dhe personalitete të tjera të luftës së UÇK-së
16 korrik 2026
| 19:14
Veprimtari Shqiptar Gubetini ka mbledhur sonte në odën e familjes së tij miq, bashkëluftëtarë dhe personalitete të njohura të luftës së UÇK-së.
Në mesin e të pranishmëve, në foto që ka shpërndarë në ‘Facebook’, shihen Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa – Remi, Fatmir Limaj, si dhe figura të tjera të njohura të luftës.
“Një mbrëmje e bukur bëhet edhe më e veçantë kur ndahet me njerëz të mirë. Sonte pata kënaqësinë t’i mirëpres miqtë dhe shokët e mi në Odën e familjes sonë, Gubetini. Faleminderit për respektin dhe praninë tuaj!”, ka shkruar Gubetinit.




