Iniesta: Duhet përpjekje kolektive për ta ndalur Messin
19 korrik 2026
| 14:33
Legjenda e futbollit spanjoll, Andrés Iniesta, beson se Spanja duhet të punojë si ekip nëse dëshiron ta neutralizojë Lionel Messin në finalen e Kupës së Botës.
“Mendoj se duhet një përpjekje kolektive për ta ndalur Leon. Në fund, mjaftojnë vetëm dy momente për ta vendosur një ndeshje. Leo zakonisht i krijon ato raste në çdo takim”, deklaroi Iniesta.
Ish-mesfushori i Barcelonës theksoi se fokusi i Spanjës nuk duhet të jetë vetëm te rreziku që paraqet Argjentina, por edhe te shfrytëzimi maksimal i rasteve që do t’i krijojë.
“Duhet të krijojmë raste dhe të jemi të saktë kur ato të paraqiten, në vend që të përqendrohemi vetëm te ajo që Argjentina mund të bëjë për ta dëmtuar Spanjën”, u shpreh Iniesta.



