Kurti takohet me ambasadorin turk: Turqia, një prej shteteve që Kosova bashkëpunon shumë në mbrojtje e tregti

20 korrik 2026 | 18:09

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, të cilin e ka falënderuar për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

“Sot prita në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, të cilit i shpreha falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Republikës së Kosovës dhe angazhimin e tij për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona mike”, shkroi Kurti në një postim në Facebook.

Ai tha se Turqia ka qenë partnere dhe aleate e Kosovës që nga çlirimi dhe shpallja e pavarësisë, duke shtuar se raportet ndërmjet dy vendeve janë zhvilluar vazhdimisht.

“Turqia ka qenë partnere dhe aleate e Republikës sonë, që nga çlirimi, shpallja e pavarësisë dhe përmes raporteve gjithnjë në rritje ajo është një prej shteteve që vendi ynë bashkëpunon shumë në aspektin ushtarak dhe të mbrojtjes si dhe të ekonomisë e tregtisë”, shkroi Kurti.

“Ambasdorit Angili i uroj suksese dhe punë të mbarë në angazhimet e tij në vijim”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në këtë aksident trafiku kanë humbur jetë dy persona, ndërsa…