Agim Çeku zgjidhet nënkryetar i Aleancës
20 korrik 2026
| 20:59
Ish-kryeministri dhe ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku, është zgjedhur nënkryetar i Aleancës, në kuadër të përbërjes së re të Kryesisë së partisë.
Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Aleancës, ku u votua Kryesia e re me Ardian Gjinin kryetar, ndërsa Besnik Tahiri u zgjodh nënkryetar i parë.
Krahas Çekut, nënkryetarë u zgjodhën edhe Burim Ramadani, Time Kadrijaj dhe Smajl Latifi.



