Një 12-vjeçar dhe një 69-vjeçar viktima të aksidentit tragjik në Isto

20 korrik 2026 | 21:08

Dy persona kanë humbur jetën këtë të hënë pas një aksidenti në fshatin Shushicë të Istogut.

Viktimat janë të moshave 12 dhe 69 vjeç.

Si pasojë e këtij aksidenti, edhe tre persona pësuan lëndime, ndërsa burime të Klankosova bëjnë të ditur se dy janë në gjendje të rëndë, ku njëri prej tyre është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rasti i rëndë u konfirmuar edhe nga ana e Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri dhe ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku, është zgjedhur nënkryetar…