Pensionohet dr. Sanije Geci, pas dekadash të tëra në shërbim të qytetarëve

20 korrik 2026 | 22:34

Pas një karriere të gjatë dhe të përkushtuar në shërbim të pacientëve, dr. Sanije Geci ka dalë në pension, duke mbyllur me dinjitet një kapitull të rëndësishëm të jetës së saj profesionale.

Me këtë rast, djali i saj, Granit Geci, drejtor i Sportit në Komunën e Prishtinës, i ka kushtuar një mesazh prekës, përmes të cilit ka shprehur mirënjohjen dhe krenarinë për rrugëtimin e nënës së tij.

“Sot, me dinjitet dhe krenari, nana ime e dorëzoi mantelin e bardhë, pas disa dekadash pune, përkushtimi dhe shërbimi ndaj njerëzve. Nuk ka dhuratë më të madhe sesa ta shohim të largohet nga vendi i saj i punës me kokën lart, e respektuar nga kolegët dhe e përmbushur me rrugëtimin e saj.

Urime ditëlindjen, nanush! Faleminderit për gjithçka që ke bërë për ne. Mbi të gjitha, faleminderit që na ke bërë gjithmonë krenarë me njeriun që je, me vlerat që na ke mësuar dhe me shembullin që na ke dhënë. Të uroj shëndet, lumturi dhe shumë vite të bukura në këtë kapitull të ri të jetës. Të duam pafund!”, ka shkruar Granit Geci.

Dalja në pension e dr. Sanije Geci shënon fundin e një karriere të ndërtuar mbi profesionalizëm, përkushtim dhe humanizëm, duke lënë pas një kontribut të çmuar në fushën e mjekësisë dhe një trashëgimi të respektuar mes kolegëve, pacientëve dhe familjes së saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën luftën me Iranin…