Ministrja Bogujevci i dërgon telegram ngushëllimi familjes Beqiri

21 korrik 2026 | 13:47

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, në emër të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe në emrin e vet personal, sot i ka shprehur ngushëllime familjes Beqiri, kolegëve, miqve dhe gjithë komunitetit artistik, për vdekjen e punonjësit të kamotshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës, Beqir Beqiri.

Telegrami i ministres në detyrë, Bogujevcit:

E nderuar familja Beqiri,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Beqir Beqirit, organizatorit dhe punëtorit shumëvjeçar të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Përkushtimi, profesionalizmi dhe puna e tij ndër vite e bënë atë një pjesë të rëndësishme të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Me angazhimin e tij të palodhshëm, ai dha kontribut të çmuar në jetën e këtij institucioni, duke lënë pas një kujtim të mirë si koleg i respektuar dhe njeri i përkushtuar ndaj teatrit.

Në emër të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta juve, kolegëve, miqve dhe gjithë komunitetit artistik.

 

Me respekt,

Saranda Bogujevci

Ministre e Kulturës dhe Turizmit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet e Shqipërisë kanë njoftuar se janë duke marrë masa…