Nuk do ta njihni! Ja si duket Vinicius Jr pas ndërhyrjes estetike (foto)
Vinicius Jr ka tërhequr vëmendjen e mediave pasi duket se ka bërë një ndryshim të madh në pamjen e tij pas një procedure estetike.
Ylli i Real Madridit po shijon pushimet pas eliminimit të Brazilit nga Kupa e Botës në fazën çerekfinale.
Ai pritet t’i bashkohet së shpejti Jose Mourinhos për fazën përgatitore të Real Madridit, por do të paraqitet me një pamje dukshëm ndryshe.
Në rrjetet sociale u publikuan fotografi ku Vinicius shfaqet me ndryshime të dukshme në fytyrë, ndërsa mediumi “LeoDias” raportoi ekskluzivisht se ai “iu nënshtrua një procedure estetike të fytyrës në Goiania, nën masa të rrepta fshehtësie”.
Vinicius Jr ishte kthyer nga pushimet në Evropë së bashku me partneren e tij, Virginia Fonseca, përpara se t’i nënshtrohej ndërhyrjes, e cila përshkruhet si “harmonizim i mjekrrës”.
Sipas raportimit, qëllimi i procedurës ishte “të projektojë, të përcaktojë dhe t’i japë më shumë kontur mjekrrës”, si dhe të përmirësojë tiparet e fytyrës.

Mjeku Alessandro Alarcao udhëtoi nga Miami për ta kryer procedurën, të cilën e kishte bërë edhe partnerja e Viniciusit.
Për të ruajtur privatësinë maksimale, klinika nuk kishte caktuar asnjë pacient tjetër atë ditë dhe dyert u mbajtën të mbyllura për publikun.
Gjithashtu, u zbatuan masa të rrepta sigurie për të parandaluar çdo rrjedhje informacioni.
Megjithatë, Dr. Alarcao publikoi një fotografi me Viniciusin pas procedurës, duke e falënderuar që zgjodhi klinikën e tij. Postimi në Instagram më pas u fshi, por mbante këtë përshkrim: “Ishte një kënaqësi e madhe ta mirëprisnim @vinijr në @luminiprivilege. Përtej faktit që është një nga talentet më të mëdhenj të futbollit botëror, ai është një njeri me shumë përulësi dhe mirësjellje, me një energji ngjitëse. Faleminderit për besimin dhe për bisedën e këndshme. Ishte kënaqësi të të kishim në klinikë”.
Ai publikoi gjithashtu një fotografi me Virginia Fonsecan në “story”, duke shkruar: “Faleminderit, mikja ime, për besimin. Shumë mirënjohës!”.
Një fotografi anësore e Viniciusit duke nënshkruar një fanellë të Real Madridit tregoi gjithashtu ndryshimin në fytyrën dhe mjekrën e tij.
Sipas “The Sun”, kostoja e kësaj procedure në Mbretërinë e Bashkuar varion nga 3.000 deri në 14.000 funte, në varësi të nivelit të trajtimit.
Përdoruesit në rrjetet sociale mbetën të habitur nga ndryshimi në pamjen e Viniciusit dhe memet e shpërndara në internet sollën edhe reagimin e ish-futbollistit të Chelseat, Ramires, i cili u krahasua me bashkëkombësin e tij.
Shoqëruar me një emoji duke qeshur, ai shkroi: “Po bëni shumë shaka, hahaha”.
Ende nuk është konfirmuar se kur Vinicius do t’i bashkohet Real Madridit për fazën përgatitore, e cila përfshin katër ndeshje në Austri.
Ndërkohë, vazhdojnë spekulimet për të ardhmen e tij në “Bernabeu”, pasi braziliani ende nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës.
Ish-lojtari i Flamengos ka vetëm edhe një vit kontratë me Real Madridin dhe mungesa e një marrëveshjeje ka shtuar zërat për një largim të mundshëm.
Megjithatë, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, këmbëngul se Vinicius nuk do të largohet këtë verë.
“Vini është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe është shumë i lumtur që është lojtar i Madridit. Ai ishte vendimtar në fitimin e dy Ligave të fundit të Kampionëve dhe i ka mbetur edhe një vit kontratë. Ka ende kohë, por po ju them se Vinicius dëshiron të qëndrojë te Madridi dhe edhe unë dua që ai të qëndrojë”, e mbylli ai.



