‘Facebook’-u dhe ‘Instagram’-i bien për herë të dytë brenda 72 orëve
22 korrik 2026
| 16:25
Platformat e kompanisë “Meta”, “Facebook”, “Instagram” dhe “Messenger”, po përballen me probleme, duke prekur mijëra përdorues në vende të ndryshme të botës.
Mediet ndërkombëtare kanë raportuar vështirësi në qasjen në llogari, ndërsa shumë përdorues kanë hasur probleme gjatë përdorimit të shërbimeve.
Shqetësimet më të shumta lidhen me “Messenger”, ku janë raportuar vonesa dhe pamundësi për të dërguar mesazhe.



