Pak Spanjë në ekipin e Botërorit, vetëm tre lojtarë kampionë në formacionin më të mirë

23 korrik 2026 | 11:39

Përse të mos meritonte më shumë?

Spanja u shpall me meritë të plotë kampione e botës, ndërsa disa prej lojtarëve të saj spikatën dhe u nderuan edhe me çmime individuale.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për formacionin më të mirë të Botërorit, nga skuadra iberike janë përzgjedhur vetëm tre përfaqësues.

Bëhet fjalë për mbrojtësit e krahut, Pedro Porro dhe Marc Cucurella, të cilët të dy e merituan plotësisht përfshirjen në formacion.

Po ashtu, në formacion është edhe kapiteni Rodri, i cili jo rastësisht u shpall futbollisti më i mirë i turneut, duke fituar Topin e Artë.

Megjithatë, habit fakti që portieri Unai Simón, i cili u konsiderua ndër më të mirët e Kupës së Botës dhe fitoi edhe “Dorezën e Artë”, nuk u përzgjodh në formacionin titullar.

Në vend të tij është përzgjedhur një portier vërtet i shkëlqyer si Vozinha i Kepit të Gjelbër.

Nuk kemi asnjë problem me këtë zgjedhje, por, në të njëjtën kohë, gardiani afrikan mund të kishte qenë edhe fitues i “Dorezës së Artë”.

Gjithsesi, Argjentina, nënkampione e botës, pati vetëm dy përfaqësues në formacion, gjithashtu një numër i vogël.

Nuk mund të mungonte Lionel Messi, i cili fitoi edhe Topin e Argjendtë, si lojtari i dytë më i mirë i Botërorit, si dhe Këpucën e Argjendtë, si golashënuesi i dytë më i mirë pas Kylian Mbappés.

Bashkë me kapitenin argjentinas, në formacion u përfshi edhe mbrojtësi i qendrës, Lisandro Martinez.

Franca u përfaqësua nga tre futbollistë, mes tyre kapiteni Kylian Mbappi, mbrojtësi Dayot Upamecano dhe organizatori Michael Olise.

Pra, “Gjelat” patën më shumë përfaqësues në formacionin më të mirë sesa Argjentina, edhe pse “Gauçosit” dolën nënkampionë, ndërsa francezët u renditën në vendin e katërt.

Anglia u përfaqësua vetëm me një yll, i cili ishte edhe një prej lojtarëve më të mirë të “Tre Luanëve”: Jude Bellingham. Ai realizoi shtatë gola dhe dhuroi një asistim, duke fituar edhe “Këpucën e Bronzit” të Kupës së Botës.

Në këtë formacion u përfshi gjithashtu edhe ylli norvegjez Erling Haaland.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Largimi i Michael Olises nga vila ku jeton në Mynih…