Kurti pret në takim Hykollin, ofron bashkëpunimin e qeverisë për punëtorët

24 korrik 2026 | 12:46

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e rizgjedhur të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, të cilin e ka uruar për mandatin e ri dhe i ka ofruar bashkëpunimin e Qeverisë me qëllim të mbrojtjes, forcimit dhe zbatimit të të drejtave të punëtorëve.

Kurti ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar dhe e përkushtuar për përmirësimin e pozitës dhe kushteve të punëtorëve.

“Kjo dëshmohet nëpërmjet rritjes së pagës minimale, formalizmit, shtimit të numrit të inspektorëve dhe plotësimit të legjislacionit përkatës”, ka theksuar Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Majori i Ushtrisë së Kosovës, Driton Haxhiaj, ka përfunduar me…