Musliu: Presioni ndaj PDK-së për ta votuar presidentin e LV-së është i padrejtë, nuk i nënshtrohemi

24 korrik 2026 | 12:11

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se presioni ndaj PDK-së për ta votuar kandidatin e Vetëvendosjes për president është i padrejtë dhe i papranueshëm.

Përmes një postimi në “Facebook”, Musliu ka thënë se partia e saj nuk do t’i nënshtrohet këtij presioni, duke theksuar se interesi i Kosovës nuk është përqendrimi i të gjitha institucioneve të shtetit në duart e një partie politike.

“Presioni ndaj PDK-së që, në emër të ‘interesit të Kosovës’, t’ia japë votën kandidatit të Vetëvendosjes për President është i padrejtë dhe i papranueshëm. PDK-ja nuk do t’i nënshtrohet një presioni të tillë”, ka shkruar Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosova ka nevojë për institucione të ndërtuara mbi Kushtetutën, sundimin e ligjit, kontrollin demokratik dhe balancën e pushteteve.

Musliu ka shtuar se vota e PDK-së nuk është “pronë e askujt” dhe se ajo do të jepet vetëm nëse vlerësohet se i shërben interesit të qytetarëve, demokracisë dhe funksionimit të shtetit.

“Kosova nuk ka nevojë për pushtet të pakufizuar në duart e një force politike. Ka nevojë për institucione të pavarura, që kontrollojnë njëra-tjetrën dhe u shërbejnë qytetarëve, e jo interesave partiake”, ka përfunduar ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, zhvilloi…