Joshua flet për Prengën para duelit: Grushtues i mirë dhe njeri i mirë, e ka përkrahjen e gjithë kombit

24 korrik 2026 | 12:24

Anthony Joshua ka folur me respekt për boksierin shqiptar Kristian Prenga, me të cilin do të përballet këtë fundjavë në Riad të Arabisë Saudite.

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda e konsideron këtë sfidë si një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tij drejt superduelit të shumëpritur me Tyson Furyn, i planifikuar për muajin nëntor.

Në anën tjetër, Prenga hyn në ring me një bilanc prej 21 fitoresh në karrierë, 20 prej të cilave me nokaut, dhe synon të shkaktojë befasinë më të madhe të karrierës së tij.

Një natë para përballjes, Joshua u pyet nga DAZN për kundërshtarin shqiptar, duke e vlerësuar atë si një boksier të fortë dhe si një person me karakter të mirë.

“Jemi në një mision. Do të jetë një natë e madhe e boksit të peshave të rënda. Do të përballem me një grushtues të mirë, një njeri të mirë në një mision, që ka përkrahjen e krejt kombit të tij pas tij. Do të jetë fantastike”, deklaroi Joshua.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Carlo Ancelotti ka refuzuar ofertën për të marrë drejtimin e…