Rokadë në qeverinë gjermane, Merz prezanton ndryshimet në kabinet

24 korrik 2026 | 12:26

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka paralajmëruar një riorganizim të kabinetit qeveritar, pas dorëheqjes së Jens Spahnit nga posti i kreut të grupit parlamentar të CDU/CSU-së.

Në ndryshimet e prezantuara, ministrja aktuale e Shëndetësisë, Nina Warken, do të marrë drejtimin e Kancelarisë Federale, duke zëvendësuar Thorsten Frei. Me këtë emërim, Warken bëhet gruaja e parë në historinë e Gjermanisë që mban këtë post.

Ndërkohë, Frei pritet të zëvendësojë Jens Spahnin në krye të grupit parlamentar të Unionit.

Postin e ministrit të Shëndetësisë pritet ta marrë sekretari i përgjithshëm i CDU-së, Carsten Linnemann, i njohur për qëndrimet e tij të forta në lidhje me kursimet në sistemin social.

Në një tjetër ndryshim, Philipp Amthor, aktualisht sekretar shteti në Ministrinë e Digjitalizimit dhe anëtar i CDU-së, pritet të zëvendësojë Michael Meisterin si ministër i shtetit në Kancelari, me përgjegjësi për bashkëpunimin ndërmjet qeverisë federale dhe landeve.

Merz ka bërë të ditur se do të ketë edhe ndryshime të tjera në kabinet, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Sipas raportimeve të studios së ARD-së në Berlin, ndryshime mund të ketë edhe në Ministrinë e Transportit, ku ministri aktual Patrick Schnieder mund ta humbasë postin. Megjithatë, për këtë ende nuk ka konfirmim zyrtar. /DW

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anthony Joshua ka folur me respekt për boksierin shqiptar Kristian…