Konjufca falënderon ambasadorin suedez për kontributin në forcimin e marrëdhënieve Kosovë – Suedi
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Glauk Konjufca, ka pritur të premten në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.
Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Konjufca e falënderoi ambasadorin Westerlund për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë mandatit diplomatik, si dhe për rolin e tij në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë.
Zëvendëskryeministri Konjufca vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë për Kosovën dhe bashkëpunimin e saj në fusha të rëndësishme për zhvillimin e vendit.
Ai theksoi rëndësinë e vazhdimit të partneritetit ndërmjet dy vendeve, përfshirë në kuadër të perspektivës evropiane të Kosovës dhe të zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik.
Në përfundim, zëvendëskryeministri Konjufca i uroi ambasadorit Westerlund suksese në angazhimet e tij të ardhshme dhe shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e mirë gjatë mandatit të tij në Kosovë.



