Qumështorja ‘Vita’ kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë Speciale dhe policisë pas vonesave në rezultatet e analizave

24 korrik 2026 | 15:27

Qumështorja “Vita” ka njoftuar se ka paraqitur kërkesë në Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, përmes së cilës ka kërkuar nga këto institucione që të marrin të gjitha mostrat paralele të produkteve “Vita” dhe “Holla”, për shkak të vonesës së institucioneve kompetente në dorëzimin e rezultateve brenda afateve ligjore.

“Nëpërmjet kësaj komunikate, njoftojmë opinionin publik se sot, më datë 24.07.2026, kemi paraqitur kërkesë në Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, përmes së cilës kemi kërkuar nga këto institucione që të vijnë dhe të marrin të gjitha mostrat paralele të produkteve ‘Vita’ dhe ‘Holla’, për shkak të vonesës së institucioneve kompetente për të dorëzuar rezultatet brenda afateve ligjore. Duke marrë parasysh se deri më sot nuk kemi pranuar rezultatet dhe, pavarësisht kërkesave të shumta që i kemi bërë ndaj institucionit AUV, ende nuk kemi pranuar rezultatet e analizave të mostrave”, ka njoftuar kompania.

Kompania “Vita” ka shtuar se, duke marrë parasysh faktin se gjatë inspektimit të datës 02.07.2026, një këshilltare politike e Ministrisë së Bujqësisë, sipas tyre, është prezantuar si inspektore, ndërsa të njëjtën gjë, sipas kompanisë, e ka bërë edhe pronari i një kompanie konkurrente, e ka parë të arsyeshme të paralajmërojë Prokurorinë Speciale dhe Policinë e Kosovës.

“Qëllimi është që të ndërmerren masa dhe të parandalohet manipulimi me rezultatet e të gjitha mostrave që i ka marrë AUV për brendet ‘Holla’ dhe ‘Vita’”, ka deklaruar kompania.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali vazhdon të mbetet favoriti kryesor për transferimin e Nico…