Kryeprokurori i shtetit priti në takim drejtorin e APK-së
24 korrik 2026
| 15:40
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim drejtorin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), Ylli Buleshkaj.
Gjatë takimit, drejtori i APK-së, Ylli Buleshkaj, i ka uruar kryeprokurorit të Shtetit marrjen e detyrës së re.
Në fokus të diskutimeve të përbashkëta ka qenë forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit.



