Fluks në pikat kufitare, Muçibaba dhe Dheu i Bardhë me pritjet më të gjata

26 korrik 2026 | 21:04

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit mbi gjendjen në pikat e kalimit kufitar, ku vërehen pritje më të gjata në disa prej pikave hyrëse në Kosovë.

Sipas të dhënave të përditësuara në orën 19:45, pritjet më të gjata për automjete regjistrohen në Muçibabë, ku hyrja zgjat deri në 60 minuta, me kolonë prej 300 metrash. Pas saj renditet Dheu i Bardhë, ku pritjet në hyrje janë deri në 50 minuta, ndërsa kolona arrin në 200 metra.

Edhe në Bërnjak ka fluks të shtuar, me pritje prej 45 minutash për hyrje dhe kolonë rreth 500 metra. Në Hanin e Elezit, pritjet në hyrje zgjasin rreth 20 minuta, ndërsa në dalje deri në 40 minuta, me kolonë prej 300 metrash në dalje.

Në shumicën e pikave të tjera kufitare, përfshirë Kullën, Merdarën, Mutivodën, Qafën e Morinës, Qafën e Prushit, Stançiqin dhe Vërmicën, pritjet janë nga 2 deri në 10 minuta, pa kolona të konsiderueshme.

Ndërkohë, për kamionët, qarkullimi vazhdon pa vonesa të theksuara në të gjitha pikat kufitare, me pritje prej vetëm 3 deri në 5 minutash dhe pa kolona të raportuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz riafirmoi…