Oficeri i FSK-së përfundon me sukses kursin ushtarak në ShBA

27 korrik 2026 | 13:53

Nëntoger Kushtrim Fazliu ka përfunduar me sukses Kursin e Inxhinierisë Ushtarake EBOLC (Engineer Basic Officer Leader Course), i cili është një program i avancuar profesional i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Sipas njoftimit të FSK-së, ky kurs synon zhvillimin e aftësive udhëheqëse, taktike dhe teknike të oficerëve të inxhinierisë ushtarake.

Gjatë kursit, pjesëmarrësit aftësohen në planifikimin dhe zbatimin e operacioneve të inxhinierisë luftarake, ndërtimin e kapaciteteve mbështetëse dhe komandimin efektiv të njësive në mjedise komplekse operacionale. “Nëntoger Fazliu, për shkak të performancës së dalluar gjatë kursit, është vlerësuar me dy çmime: Distinguished Honor Graduate, si oficeri ndërkombëtar me performancën më të lartë akademike, si dhe Iron Man Award, për performancën e lartë fizike”, ka njoftuar FSK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-përfaqësuesit e Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), Azem Syla dhe…