Abdixhiku: Vendi ka nevojë për institucione funksionale e stabilitet politik

27 korrik 2026 | 15:07

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se qëndrimi i kësaj partie është se vendi ka nevojë për institucione funksionale, stabilitet politik dhe përgjegjësi shtetërore.

Ai është shprehur kështu pas një takimi që ka zhvilluar me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend dhe domosdoshmërinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës. Ritheksova qëndrimin e LDK-së se vendi ka nevojë për institucione funksionale, stabilitet politik dhe përgjegjësi shtetërore, në shërbim të qytetarëve. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës ndër vite dhe vlerësova partneritetin e ngushtë ndërmjet dy vendeve tona, si një shtyllë të rëndësishme të zhvillimit demokratik dhe rrugëtimit evropian të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në një zonë malore afër fshatit Shkozë të Malishevës janë…