Aksident i rëndë mes dy veturave në Gurrakoc të Istogut

28 korrik 2026 | 08:18

Një aksident trafiku është regjistruar gjatë orëve të natës në fshatin Gurrakoc të komunës së Istogut.

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Deri më tani nuk ka informacione zyrtare lidhur me numrin e personave të përfshirë apo nëse ka të lënduar.

Rrethanat që çuan deri te aksidenti mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që autoritetet kompetente të japin më shumë detaje pas përfundimit të hetimeve.

Sapo të ketë informacione të reja nga organet përgjegjëse, publiku do të njoftohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të dytën ditë me radhë, në Pallatin e Drejtësisë…