Policia në Gjakovë: 123 shoferë u kapën nën ndikimin e alkoolit në 10 ditët e fundit

28 korrik 2026 | 13:29

Në periudhën e fundit 10 ditore, zyrtarët policorë në kuadër të zbatimit të planeve operative “Alkooli” dhe “Vera 2026”, kanë realizuar aktivitete shtesë vetëdijesuese, parandaluese dhe ndëshkuese, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në trafikun rrugor.

Gjatë zbatimit të këtyre planeve operative janë realizuar 1892 alkool teste, nga të cilat 123 drejtues të mjeteve kanë rezultuar duke e drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, ndaj të cilëve është zbatuar masa mbrojtëse e patentë shoferit. Gjithashtu, janë shqiptuar edhe 1580 gjoba të tjera për kundërvajtje të ndryshme në trafik, si: tejkalimet e pasigurta, tejkalimi i shpejtësisë, përdorimi i telefonit, mosvendosja e helmetës dhe kundërvajtje të tjera.

Në kuadër të implementimit të planit operativ “Vera 2026”, janë identifikuar edhe dy (2) raste të posedimit të narkotikëve dhe një (1) rast i armëmbajtjes pa leje.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafikun rrugor që të respektojnë rregullat e trafikut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Sami…